Një borxh u bë shkaktar që organeve të rendit tu dalë punë në Arllat të Drenasit pasditen e sotme, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo pasi një 47-vjeçar ka kanosur me armë dy persona të tjerë pas mosmarrëveshjes që e patën lidhur me një borxh.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se me të marrë informatën, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku para dyerve të oborrit të shtëpisë të së dyshuarit është gjetur një fishek i pa shkrepur.
Sinjali mëson se i dyshuari ka pranuar para Policisë se posedon pa leje një armë të tipit ‘Zoraki’.
Në vendin e ngjarjes Policia ka sekuestruar armën dhe gjashtë fishekë.
Me urdhër të Prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.