Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Arrestohet për ryshfet ortaku i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Bekim Pireva, biznesmeni nga Kosova, është arrestuar dje nga Policia në rastin e njohur si Brezovica.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar prokurori i çështjes, Rasim Maloku.

    [the_ad id="78756"]

    “Po, i njëjti është arrestuar, dhe sot ka dalë para gjykatës. Ai ka pranuar të bashkëpunojë, ndërkohë masa ndaj tij ende nuk është marrë”, ka thënë prokurori Maloku.

    Pireva, që është edhe oratku i Idriz Thaçit, vëllait të ish-Presidentit Hashim Thaçi, sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, dyshohet për “dhënie të ryshfetit”, “ushtrim të ndikimit” dhe “mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2017, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare në atë mënyrë që përmes një personi tjetër i ka dhënë 10 mijë euro të pandehurit Bratisllav Nikoliq për të ia mundësuar marrjen e lejes ndërtimore në vikend-zonën e Brezovicës, të Parkut Kombëtar “Sharri” i cili ka ndërtuar në kundërshtim me ligjin për ndërtim, ligjin për ujërat e Kosovës, ligjin për mbrojtjen e mjedisit dhe ligjin për planin hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”, shkruhet në dosjen e prokurorit Maloku.

    Ndërkohë, dje janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Xhelil Bekteshi, ish-sekretari i ministrisë së Infrastrukturës.

    Aksioni i djeshëm është vazhdim i disa aksioneve të mëhershëm për rastin “Brezovica”, çështje për të cilën janë arrestuar dhjetëra persona që dyshohen për “degradimin dhe shkatërrimin” e ambientit të Brezovicës.

    Brezovica konsiderohet si një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e skijimit.

    Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.