[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Bukayo Saka është shumë afër rinovimit me Arsenalin, skuadër ku pa bën edhe paraqitje fantastike këtë sezon.
Sipas “Daily Mail” raportohet se klubi londinez tashmë ka gati rinovimin për talentin e skuadrës. Nëse palët bien dakord për vazhdim të kontratës, Saka besohet se do të mbetet i lidhur me “Topçinjtë” deri në verën e vitit 2027.
[the_ad id="78756"]
Kontrata aktuale e lojtarit anglez me klubin nga “Emirates” skadon më 30 qershor 2024. Saka është produkt i klubit të Arsenalit, teksa me skuadrën e parë kishte debutuar në vitin 2019.
Në total, Bukayo Saka ka regjistruar deri më tani 140 paraqitje me fanellën e skuadrës londineze. Ai ka shënuar 24 gol dhe ka shtuar 33 asistime.