Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    As Prishtina s’mund ta ndal Ballkanin

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    (E plotësuar) Ballkani e ka fituar derbin kundër Prishtinës, me rezultat 0-1, sonte në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

    Kampioni në fuqi i Kosovës, edhe në duel me kryeqytetasit ka vazhduar me formën e mirë, duke arkëtuar edhe tri pikë të mëdha në garën për të mbrojtur titullin e kampionit në Kosovë.

    [the_ad id="78756"]

    Fraksioni i parë i kësaj sfidë nuk ka dhënë lojën që pritej pasi që përballen dy skuadrat që synojnë titullin e kampionit, megjithatë, skuadra nga Suhareka në finish të pjesës së parë përmes Albion Rrahmanit (45+2’), ‘heshti’ Prishtinën, duke shënuar golin e fitores për skuadrën e Ilir Dajës.

    Në pjesëlojën e dytë, u zhvillua lojë më e mirë nga të dy skuadrat. Futbollistët e Prishtinës më gjithë ‘arsenalin’ e tyre provuan që të gjejnë rrugën e golit, por assesi nuk ia dolën që ta çojnë topin të paktën njëherë në rrjetë, derisa skuadra e Ballkanit mirë e kontrollonte lojën në terren, madje, disa herë ishte afër golit të dytë.

    Përfundimisht Ballkani mposht Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’, duke bërë hapin e madh në garën për kreun e tabelës.

    Albion Rrahmani ‘hesht’ Prishtinën

    (E plotësuar) Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi kundër Prishtinës, me rezultat 0-1.

    Ishte Albion Rrahmani, i cili në minutën 45+2’, zhbllokojë ndeshjen Prishtina-Ballkani, duke e kaluar skuadrën kampionë në epërsi prej 0-1.

    Dy skuadrat e mëdha kosovare po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në derbin e javës së pestë të elitës së futbollit tonë.

    Fraksioni i parë i kësaj sfidë nuk ka dhënë lojën që pritej pasi që përballen dy skuadrat që synojnë titullin e kampionit, megjithatë, skuadra nga Suhareka në finish të pjesës së parë ‘heshti’ Prishtinën, duke shënuar golin e avantazhit për Ballkanin.

    Gjysmëorë lojë, s’ka gola në ‘Fadil Vokrri’

    Kanë kaluar gjysmëorë lojë ende s’ka gola në derbin Prishtina-Ballkani.

    Dy skuadrat e mëdha kosovare po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në derbin e javës së pestë të elitës së futbollit tonë.

    Ndeshja nisi me disa minuta vonesë pasi para sfidës dy tifozeritë u përplasën në një përleshje në stadium.

    Reshjet e shiut që kanë nisur para pak kohësh në Prishtinë nuk po pengon mijëra tifozë të ndjekin nga shkallët e stadiumit këtë sfidë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.