Muamed Sejdini do të vazhdojë të jetë president i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në asamblenë zgjedhore të zhvilluar këtë të diel në Shkup, Sejdini mori 52 vota pro dhe asnjë kundër, duke rifituar besimin e delegatëve për të patur dhe një mandate të plotë në krye të FFM.
Zgjedhja e Sejdinit në krye të Federatës së këtij vendi vjen dhe pas presioneve të shumta politike që pati ndaj tij, por dhe akuzave të dirigjuara të Goran Pandevit në mesjavë, megjithatë puna e jashtëzakonshëm e bërë që nga marsi i 2019-ës, kur mori drejtimin e federatës pas largimit të Ilco Gjorgjioskit, rezultuan vendimtare për të fituar një mandat të plotë.
Sejdini, pavarësisht periudhës së shkurtër në krye të institucionit futbollistik të këtij vendi, cilësohet si presidenti më i suksesshëm në histori të FFM-së, pasi nën drejtimin e tij Maqedonia e Veriut për herë të parë mundi të kualifikohet në një kampionat europian, ku këtë verë do të luajë në euro 2020.
Zgjedhja e Sejdinit në krye të FFM dhe procesi me standarde në zgjedhjet e mbajtura në asamble, u përshëndetën dhe nga presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.