Asambli i IQ ‘41000’, Malsor Bejta është ankuar se Skenderaj nuk ka asnjë ambijent ku nuk pihet duhani. Ai thotë se as fëmijët nuk ka vend ku t’i shëtisesh dhe rekomandon që të shkojnë te Mizi (Ramiz Lladrovci) në Drenas, apo te Gima (Agim Bahtiri) në Gushafc.
Ky është postimi i asamblistit Malsor Bejta në rrjetin social facebook, pa ndërhyrje.
Do t’thot, n’krejt Komunen e Skenderajt nuk EKZISTON as edhe nje ambient qe s’pihet duhani!!!
Une prej qe jom bo me evlad e kom marre vesh kete sen, e tash per me dale me te (evladin), po m’duhet me i shfrytezu vetem ditet me diell, per me mujte me e pi naj kafe neper terasa te kafiqave. Perndryshe duhet me i bo do kilometra deri n’Drenas te Mizi, ose edhe n’Mitrovice te Gima i Gushavcit!!!
Ne anen tjeter e kemi nje qeverisje e nje kryetar te komunes, i cili gjene kohe me u marre me punet e dynjase, e kom pas llaf edhe ma heret, qe eshte marre me qenete endacak n’Prishtine, me bisedime, me cka jo se…
Kohve te fundit u kap me KQZ-ne, per kamera!!!
Qysh kish me thane ai “D’t’th” asnjana prej tyre s’jane n’kompetence te tij, e as nuk e vete kush per to…
More per qe eshte inkompetent kjo s’don men, amo ju beje apel keshilltareve te tij,
folni more kapak se s’ka kuptim, jeni tu e bo rrogen haram be po ju boj.