Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Marrëveshjet për blerje të pronave e objekteve të ndryshme në vendin tonë jo rrallëherë dalin të jenë vetëm mashtrime, me qëllim përfitimin e shumave të majme të parave. Qytetarë të shumtë shpesh bien pre e mashtruesve të cilët përmes paraqitjes së fakteve të rreme arrijnë t’i mashtrojnë, duke përfituar kundërligjshëm. Kështu po dyshohet se ka vepruar edhe një person në Gjilan, i cili tashmë ka rënë në prangat e Policisë, nën dyshimin për mashtrim, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Bashkim Berjani, 51-vjeçar, i cili ndodhet nën masën e ndalimit policor, nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Mashtrimi’.

    [the_ad id="78756"]

    Gjatë procesit të hetimit, është zbuluar se Berjani e ka shitur dy herë një banesë në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, duke përfituar shuma të mëdha parash. Fillimisht ai e kishte shitur këtë banesë në vitin 2005 e më pas edhe në vitin 2014. Herën e fundit, siç merr vesh Sinjali, ai ka marrë hiç më pak se 13 mijë euro.

    Pas arrestimit, i dyshuari e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet, e të cilën e ka arsyetuar, duke deklaruar se me paratë që ka përfituar ka shlyer disa borxhe që ka pasur.

    Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, teksa veprimet tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.

    Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.