Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Barça, kontratë speciale për Dembele: Paguhesh nëse luan!

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një kontratë speciale për Dembele, është kjo ajo që po mendojnë te Barcelona, aty ku francezi por edhe Coutinho konsiderohen si dy prej blerjeve më të dështuara të viteve të fundit.

    Gjithsesi Dembele vazhdon të jetë në planet e klubit, duke qenë se dhe Xavi në ditën e prezantimit si trajneri i ri, shpjegoi se rinovimi i kontratës së sulmuesit mbetet një prioritet, edhe pse tekniku nuk shpjegoi qartë se çfarë kontrate do t’i ofrohet Dembele.

    [the_ad id="78756"]

    E bën diçka të tillë e përditëshmja katalanase Sport, që sqaron se qëllimi i klubit është që ti propozojë francezit një lloj kontrate e cila të bëjë të mundur që mungesat e shumta për shkak dëmtimi të Dembele të mos peshojnë shumë në arkat e Barcelonës.

    Problemi është serioz, pasi që kur mbërriti te Barça francezi ka patur probleme fizike të çfarëdo lloji, dhe më së shumti muskulare. Duke marë parasysh edhe gjendjen ekonomike të klubit, në Camp Nou duan të evitojnë që të paguajnë një lojtar që shpesh nuk është në dispozicion për të luajtur.

    Në kontratën e re, parashikohet që të përcaktohen prezencat në disa grupime, duke i paguar një bonus lojtarit çdo herë që luan një total të caktuar ndeshjesh. Ideja është ajo për të ulur pagën fikse të Dembele, por në të njëjtën kohë të bëhet e mundur që me një numër të mirë prezencash në fushë, lojtari të përfitojë të njëjtën shifër që merr aktualisht. Madje në rast se arrin dhe bonsuet e përcaktuara për skuadrën, paga mund të jetë edhe më e lartë. Koncepti është i thjeshtë, sa më shumë luan, aq më shumë paguhesh. Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse do të pranohet diçka e tillë nga lojtari që i duhet të kushtëzojë fitimet e tij, me një gjendje fizike që deri tani ka lënë shumë për të dëshiruar.

    Klubi nga ana e tij dëshiron të demonstrojë se beson ende te Dembele pasi në rast se prezencat e tij do të jenë konstante, Dembele do të përfitojë shumë financiarisht. Gjithsesi me një lojtar si ai, është më mirë të mos krijosh shumë pritshmëri, pasi rreziku për t’u zhgënjyer është i madh.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.