[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi, që të mbajë peshë në formacionin e tyre dhe sytë janë hedhur edhe nga Serie A.
Katalanasit synojnë afrimin e Kalidou Koulibaly, yllin senegalez të Napolit që ka edhe 18 muaj kontratë. Në verë ai duhet të ndajë mendjen nëse do të rinovojë, apo do të shitet.
[the_ad id="78756"]
Barcelona prej disa javësh, sikurse shkruan Gazzetta dello Sport, ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e Koulibaly për të parë nëse ata janë të gatshëm për ta parë klientin e tyre me fanellën blaugrana.