Barcelona e ka bërë prioritet transferimin e mbrojtësit Eric Garcia nga Manchester City në afatin e janarit pas lëndimit afatgjatë të Gerard Pique.
Klubi blaugranas në verën që lamë pas ishte në negociata të vazhdueshme me “Qytetarët” për mbrojtësin, por marrëveshja nuk u arrit për shkak të çmimit, transmeton lajmi.net.
Sipas Goal, Barcelona ende s’ka hequr dorë dhe është duke provuar ta transferojë Garcian në janar.
Shkaku që tre qendërmbrojtësit, si Gerard Pique, Samuel Umtiti dhe Ronald Aruajo janë të lënduar ka bërë që Garcia të jetë transferimi më prioritet për skuadrën e Ronald Koemanit.
Pos tij, Barcelona thuhet se është duke provuar edhe transferimin e Memphis Depayt, që mund të arrihet vetëm nëse shiten disa lojtarë nga ekipi i parë, si Junior Firpo, Martin Braithwaite ose Carles Alena.