Barcelona ende vazhdon të ëndërrojë që trajneri Jurgen Klopp të vjen në “Camp Nou”.
E ardhmja e trajnerit Ronald Koeman mbetet e pasigurt, edhe pse holandezi ka besimin e Joan Laportas, pavarësisht që renditën në pozitën e nëntë në La Liga.
Barcelona në të kaluarën ishte e lidhur me Klopp, por trajneri i “Reds” bëri me dije se do largohet nga Liverpool vetëm kur t’i skadojë kontrata në vitin 2024.
Sidoqoftë, sipas Sport, Klopp është kandidati kryesor për të pasuar Koeman, por blaugranasit e dinë se përpjekjet për ta larguar teknikun gjerman nga Liverpool do jenë shumë të vështira.
Barcelona do bëjë një ofertë shumë luksoze për Klopp, edhe pse e cilësojnë si ëndërr gati të pamundur.
Klopp në 330 ndeshje në të gjitha garat ka regjistruar plotë 200 fitore.