Me nga një gol për çdo pjesë, Barcelona ka arritur të mposhtë pa shumë probleme Osasunën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të La Liga-s.
“Blaugranët” ishin nën kontroll gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund rezultati e tregoi këtë. Në pjesën e parë, Lionel Messi dhuroi një asistim fantastik për Jordi Alban i cili me një goditje fantastike i dha Barçës avantazhin në min (30’). Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Barcelonës.
Në pjesën e dytë, Barça vazhdoi me paraqitje të mirë. Messi dhuroi edhe një asistim, këtë herë për talentin e ri, Ilax Moriba i cili shënoi në min (83’) për të dyfishuar avantazhin.
Rezultati përfundimtar, Osasuna 0-2 Barcelona. Tani, Barça është në vendin e dytë me 56 pikë, dy me pak se Atletico Madrid që kanë dy ndeshje me pak.