Xavi Hernandez ka humbur durimin me skuadrën e tij, pas eliminimit nga Champions League.
Barcelona u mposht për herë të dytë këtë sezon nga Bayern Munich, për të humbur kështu kualifikimin tutje në atë kompeticion.
Trajneri spanjoll, Xavi e sheh tashmë të pamundur të vazhdohet me këtë fond lojtarësh dhe qysh në janar do të nis revolucioni.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Xavi ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e emrave si Ter Stegen, Frenkie de Jong e Sergino Dest, përcjell lajmi.net.
Ai thuhet t’iu ketë thënë disa lojtarëve se “nuk e kuptoni se çfarë do të thotë të luash për Barcelonën”, pas humbjes në mes-javë.
Bordi i Barcelonës thuhet se do të kërkojnë rreth 30 milionë euro për kartonin e Dest, derisa për dy të tjerët nuk ka akoma ndonjë shifër. /Lajmi.net/