Kryetari i degës së PDK në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe struktura të degës kanë qendruar të shtunën në Bashkesin Lokale të Qirezit prej nga vjen i nominuari për kryetar të ketij qyteti, Fadil Nura, transmeton rajoni.org.
Sami Lushtaku u ka thenë qytetarëve të kësaj bashkesie lokale se vizioni i tij dhe i PDK-së për zhvillimin e Skenderajt është jashtëzakonisht i mire dhe se duhet përkrahur. Lushtaku shtoi se qytetarët e Skenderajt kanë siguruar se vota e tyre do të shkojë për PDK-në dhe kandidatin e PDK-së për kryetar të Skenderajt.
Në anën tjetër, banorët e kësaj lagjeje siguruar Lushtakun se vota e tyre do të jetë për PDK-në dhe për Fadil Nuren, të nominuarin për kryetar të Skenderajt.
“Qirezi ka qenë bazë e luftëtarëve të UÇK-së dhe strehë e shumë refugjatëve gjatë luftës. Këta burra e gra bujare, kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot para shumë qytetarëve të kësaj bashkësie lokale, prezentuam një projekt madhështor i cili do të ndryshojë Qirezin për të mirë.
Ky projekt do të përmirësojë cilësinë e jetesës së banorëve të kësaj zone përmes zhvillimit ekonomik, zhvillimit të arsimit dhe potencialit për zhvillimin e turizmit. Ky projekt do të zbatohet gjatë qeverisjes së ardhshme të komunës së Skenderajt nga ana e PDK-së,”ka shkruar Lushtaku në facebook.