Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Bedelët e burgut

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    Hysni Mehani
    Hysni Mehani
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Bedel quhej njeriu që zëvendësonte dikend në ushtri. Pra, që kryente ushtrinë për dikend tjetër!

    Shkruan: Hysni Mehani

    Sot, sërish ka bedelë, bedelët e burgut! Drejtorët e drejtorive komunale janë bedelët e kohës sonë. Pra, ata që nënshkruajnë, dënohen dhe shkojnë në burg në rast nevoje për interesat e kryetarit. E, që bedelët të jenë sa më të suksesshëm, duhet të zgjedhen të atillë që nuk kanë çfarë të humbasin! Të atillë që tashmë kanë vepra penale të dëshmuara, dhe çdo vepër penale më shumë pasuron sirtarin e tyre penal. Ose të atillë që PDK i ka shpëtuar nga veprat penale në të kaluarën dhe kryerja e ndonjë vepre penale gjatë këtij mandati do të ishte larje e borxhit ndaj PDK-së.

    [the_ad id="78756"]

    Ruaju nga ata që nuk kanë çfarë të humbasin! – thotë populli. E të tillë janë disa nga drejtorët e “rinj” komunalë. Madje njëri prej tyre akuzohet se kishte vjedhur 450 fletvotime përnjëherë. Një tjetër u kthye në komunë pas një aventure të suksesshme drejt falimentimit të postës. E një tjetër kthehet në vendin e krimit pas 4 viteve për të vazhduar aty ku e kishte lënë.

    #Vazhdojmëatykuelamë kishin moton. Nuk na gënjyen mbase për herë të parë! Do vazhdojnë aty ku e lanë!

    Mua nuk më befasonjë aspak këto emërime të njerëzve me precedan penal. Kush ka pritur diçka tjetër, ta kërkojë fajin tek pritshmëritë e tij!

    Jam i prirur të gjykoj në rrafshin e punëve që do të bëjnë tash e tutje. Ka edhe drejtorë që nuk shquhen për të kaluar të errët. Por, më rëndësishme se çfarë përfaqësojnë, është kujt i shërbejnë.

    Të gjithë atyre që na kanë kritikuar pse nuk reagojmë për këto emërime, duhet t’iu themi se; zgjedhjet i ka fituar PDK-ja, mënyrën se si i ka fituar e dijnë qytetarët! Nëse zgjedhjet i ka fituar PDK-ja, pse duhet të reagojmë ne, kur ajo nxjerrë ta udhëheqin ata që e përfaqësojnë më së miri atë. Paçka se ata kanë vepra penale! Tenxherja e ka gjetur kapakun. – thotë populli.

    E keqja më e madhe është se këtu në Skënderaj edhe kryetari është bedel.

    Por, kryebedeli i sotëm në Skënderaj që quhet kryetar i komunës deri tash ka operuar suksesshëm, sepse kanë shkuar nëpër gjykata e janë dënuar vetëm ish drejtorët e drejtorive. Kryebedeli thuhet se ka një proces gjyqësor, për një proces të ngjashëm do t’i shkarkonte bedelët vartës, sepse ata janë të emërur dhe ky është bedel i zgjedhur. Pra, e quan veten bedel imun!

    Thellë, thellë, ndjej keqardhje për kryebedelin në Skënderaj! Sepse, të gjitha të arriturat jetësore i ka falë atij. Falë atij që vazhdimisht e mban si kryebedel, dhe ky, duket mos qenë në gjendje të bëjë diçka me forcat e tija, ndjehet i lumtur me pozicionin e kryebedelit.

    Kryebedeli në Skënderaj është sinonimi i servilitetit. Por, kryebedel i suksesshëm, sepse ende nuk është bërë bedel. Duket paradoks, por ja që kështu e ka bedeli!

    I thirrur për t’u bërë bedel, porse sa më gjatë që nuk bëhet bedel me letra mbetet në skenë. Pikërisht në momentin që bëhet bedel, merr fund.

    Për bedelin nuk ekziston akti final e as çasti sublim! Bedelët e burgut janë të dënuarit përhershëm!E, kur po mendonim që epoka e bedelit duhej të harrohet, e të vinte koha e progresit e demokracisë të njëmendtë!

    Dikush u përkujdes për të na treguar që nuk ka vetëm bedel, ka edhe kryebedel.

    E jo vetëm që ka kryebedel, por që ka kryebedel që për çdo të arritur në jetë falët atij!

    Jemi kthyer shumë mbrapa me logjikën qeverisëse, drejtorët me vepra penale janë maja e ajsbergut.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.