[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Shkupi ka mbetur pa trajner pasi së fundmi ndau rrugët me Goce Sedloskin.
Si pasojë e formës katastrofale në këtë fillim edicioni, klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut shkarkoi trajnerin Sedloski, shkruan Demokracia.com.
[the_ad id="78756"]
Derisa ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar për trajnerin e ri, duket se Shkupi ka vendosur për një trajner nga Kosova.
Gazetari Shpatmal Krasniqi shkruan se Bekim Isufi do të jetë shef i ri i shtabit teknik të Shkupit.
Isufi është i papunë që prej shkarkimit nga Ballkani në fund të vitit të kaluar.
Ai ka përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, derisa kishte fituar titullin e kampionit me Dritën e Gjilanit.