Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Bekim Jashari: Jam i lumtur që arrita t’a nis ndërtimin e qendrës model për personat me nevoja të veçanta

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kryetari i inciativës “Ideal” dhe ish kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot me rastin e ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta ka bërë thirrje tek institucionet qendrore që kjo kategori të këtë një vëmendje më të madhe institucionale, trajtim dinjitoz, kushte të favorshme të trajtimit dhe rehabilitimit si dhe punësim të tyre, raporton rajoni.org.

    “Jam shumë i lumtur që pavarësisht veshtirësive dhe limiteve buxhetore gjatë qeverisjes sime kam arritur që të përkrahim dhe të realizojmë e fillojmë projekte konkrete jetësore për këtë katergori”, ka thënë Jashari.

    [the_ad id="78756"]

    Postimi i plotë:

    Sot, me rastin e ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta dua të bëjë thirrje tek institucionet tona qendrore që kjo kategori të këtë një vëmendje më të madhe institucionale, trajtim dinjitoz, kushte të favorshme të trajtimit dhe rehabilitimit si dhe punësim të tyre, sepse edhe ata sikurse ne janë pjesë e kësaj shoqërie dhe mund t’i kontribuojnë asaj.

    Jam shumë i lumtur që pavarësisht veshtirësive dhe limiteve buxhetore gjatë qeverisjes sime kam arritur që të përkrahim dhe të realizojmë e fillojmë projekte konkrete jetësore për këtë katergori.

    Javë me parë falë bashkëpunimit me shoqatën “Qendresa Kosovare” kemi filluar ndërtimin e qendrës model për personat me nevoja të veçanta e cila do të krijojë mundësi trajtimi e rehabilitimi si dhe krijim të të ardhurave për këtë qendër përmes lokaleve afariste brenda saj. Uroj dhe shpresoj që ky projekt të mbështetët edhe nga qeverisja e tanishme dhe kështu të përfundojë sipas planifikimeve brenda 6 muajve.

    Po ashtu në realizim e sipër është edhe projekti për punësimin e kësaj kategorie, ku krahas trajnimeve profesionale do të ndahen edhe grante për persona me nevoja të veçanta si dhe për biznese që punësojnë qytetar nga kjo kategori sociale.

    Krahas këtyre projekteve kam nënshkruar edhe marrëveshjen me MAPL-në për bashkëfinancimin e projektit “Krijimi i kushteve infrastrukturore për personat me nevoja të veçanta”, i cili përfshin ndërtimin e parkut për këtë kategori pranë gjykatës dhe sheshit “Adem Jashari, ndërtimin e shtegut sinjalizues për personat e verbër në sheshin “Adem Jashari”, instalimin e sinjalistikës në semafora për personat e verbër si dhe rregullimin e çasjeve në shesh dhe në hapësirat e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

    Kështu me mbështetje konkrete dëshmojmë angazhimin tonë për secilën kategori të shoqërisë sonë.

    Bashkë!

    May be an image of 3 people, people sitting and outdoors

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.