Seanca fillon të mërkurën për faktet që datojnë në vitin 2015 dhe në të cilat përfshihet sulmuesi i Real Madridit
Është momenti i së vërtetës për Karim Benzema. Jo për Topin e Artë, për të cilin ai është një nga kandidatët më të besueshëm, por për çështjen që e përfshiu atë në vjeshtën e vitit 2015, duke rezultuar në një akuzë për “bashkëpunim” në përpjekjen për të zhvatur ish-kolegun e tij në ekipit kombëtar, Mathieu Valbuena.
Të gjitha në sfondin e videove dhe miqësive të pakëndshme, nën shqyrtimin e një gjyqi që fillon të mërkurën në Versajë.
Gjyqi, i mbiquajtur “sextape”, do të zgjasë deri të premten dhe të pandehurit do të përballen me deri në 5 vjet burg, përfshirë edhe Benzema.
Ylli i Real Madridit i bëri një telefonatë ish -mesfushorit të Marseille për t’i ofruar një “ndihmë”, duke e vënë atë në kontakt me njerëzit e duhur. Për hetuesit, ishte një akt bashkëpunimi në përpjekjen për të zhvatur kolegun.