Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Roze

    Zbulohet e kaluara e errët e Drenicasit të ‘It’s my love’

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kandidati nga Mitrovica i emisionit “It’s my Love”, Berat Xhelili, është i dënuar nga Gjykata Themelore në Drenas pasi kishte rrahur një vajzë dhe ia kishte marrë 230 euro.

    Sipas raportimit të Betimit për Drejtësi, Berat Xhelili ishte duke u kthyer nga pushimet në Shqipëri me një vajzë derisa në Komoran kanë ndaluar pas një marrëveshje të atëçasshme.

    [the_ad id="78756"]

    Aty, sipas aktakuzës, Berat Xhelili e ka rrahur vajzën me grushte dhe ia ka shkulur flokët, pas një fjalosje ku bëhej fjalë për 230 eurot që Berati ia kishte marrë asaj vajze.

     Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për lëndim të lehtë trupor, Berat Xhelili.

    Aktgjykimi dënues është shpallur të hënë, nga gjykatësi Shefqet Baleci, pas mbajtjes së seancës fillestare.

    I akuzuari Xhelili është dënuar me gjobë në shumë prej 620 euro, në të cilin dënim do të llogaritet dhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 19 korrik 2020 deri më 18 gusht 2020.

    Kurse, pala e dëmtuar  për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest civil.

    Në seancën fillestare, pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Musa Mehaj, i akuzuari është deklaruar fajtor për veprën që i vihet në barrë.

    Me pranimin e fajësisë, u pajtuan prokurori Mehaj si dhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Berat Peci, duke propozuar që i njëjti akt të merret si rrethanë lehtësuese.

    Avokati Peci, si rrethana lehtësuese propozoi që të merret parasysh dhe fakti që i njëjti nuk është ndeshur asnjëherë me ligjin, faktin se e dëmtuara me shënim zyrtar ka tërheq deklaratën e saj dhe e njëjta ka raportin e të mira me të mbrojturin e tij dhe se ka kërkuar  falje për atë që ka ndodhur.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, me 24 gusht 2020, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Berat Xhelili, të cilin e ka ngarkuar me veprën penale, lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 paragrafi 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës, me 19 korrik 2020, rreth orës 10:30, në fshatin Komoran, Komuna e Drenasit, i pandehuri për shkak të mosmarrëveshjeve të atëçastshme me të dëmtuarën L. M, i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dëmtuarës me qëllim të cenimit të dinjitetit të saj, raporton Betimi për Drejtësi.

    Tutje thuhet se ka vepruar në atë mënyrë, që gjatë kthimit me veturë nga pushimet e kaluara Shqipëri, janë fjalosur lidhur me parat të cila i kishte marrë i pandehuri në shumë prej 230 euro të dëmtuarës dhe kur kanë mbërritur në Komoran, i pandehuri ka përdorur forcën fizike ndaj të njëjtës, duke  e goditur me grushte në fytyrë e tërhequr për flokësh.

    Si pasojë e këtyre veprimeve të njëjtës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin, në forme të gërvishtjes  në regjionin e fytyrës, shkulje e flokëve përpara dhe lëndim i dy dhëmbëve të sipërm, thuhet në aktakuzë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Pas sherrit me Efin, kamerat fiksojnë momente intime mes Luizit dhe Kiarës të mbuluar me jorgan

    Melinda do të sjellë një projekt shumë të veçantë

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    LAJMI I FUNDIT: Digjet ky banor i Big Brother, niset për spital

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.