Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Bislimi kthehet në Kosovë: S’dola nga vetura, kërcënimi ishte shpikje e Serbisë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka hyrë në territorin e Kosovës, në pikën kufitare të Merdares, pasi iu ndalua qëndrimi në Serbi nga policia serbe me arsyetimin se ka një kërcënim ndaj sigurisë së tij.

    Bislimi do të merrte pjesë në një konferencë në Beograd, ndërkaq është kthyer prapa disa dhjetëra kilometra para se të mbërrinte në cak.

    [the_ad id="78756"]

    Pas kthimit, Bislimi ka thënë se nuk beson që ka pasur ndonjë kërcënim real, por sipas tij kjo ka qenë një arsyetim i shpikur për ta pamëndësuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë konferencë.

    “Nuk mendoj që ka pasur rrezik për siguri, mendoj që ka qenë krejt e shpikur. Ishte vetëm sa për ta penguar pjesëmarrjen tonë që ta themi të vërtetën tonë. E njëjta polici që na ka shoqëruar deri në afërsi të Beogradit nuk ka pasur ndonjë informatë për cenim të sigurisë, por pastaj ka ardhur një veturë tjetër, që ka pasur”, ka thënë ai.

    Zëvendëskryeministri ka thënë se nuk ka dalur nga vetura për asnjë moment dhe ka shtuar se gjatë kthimit ka vërejtur lëvizje më të ngadalshme të veturave që e kanë shoqëruar drejt kufirit.

    “Unë nuk kam dalë nga vetura, por s’kam pasur ndonjë vërejtje apo ankese nga ana e zyrës ndërlidhëse. Ne nuk jemi ndier të kërcënuar, ne do ta vazhdonim rrugën, por nuk mund ta vazhdonim para vlerësimit të autoriteteve”, ka thënë tutje ai.

    Në konferencën ku do të merrte pjesë fizikisht, Bislimi ka thënë se do të marrë pjesë online, përmes platformave Zoom ose Skype.

    “Do të përpiqemi që nesër të kyçemi në forumin e sigurisë përmes Zoom ose Skype dhe i kërkoj falje korit diplomatik, shoqërisë civile, organizatorëve për pamundësinë e pjesëmarrjes dhe me tregu kënvështrimin tonë”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.