Shtëpia e ish miss-it të Kosovës, Agnesa Vuthaj, ka qenë sot cak i një vjedhjeje. Gjatë ditës së sotme është raportuar në media se hajnat në shtëpinë e bukuroshes kosovare vodhën mijëra euro para të gatshme dhe stoli, shkruan Insajderi.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ish-missit i janë vjedhur sot mbi 100 mijë euro cash dhe stoli në vlerë prej 300 mijë eurove, gjatë kohës kur ajo nuk ishte në shtëpi.
Shuma e parave dhe e stolive qe i jane vjedhur Vuthajt ka shokuar opinionin publik.
Por, Agnesa Vuthaj njihet si një grua e suksesshme. Ajo posedon biznesin fitimprurës “Agnesa Vuthaj Brand”, që është biznes kryesisht për veshje që si duket i sjellë të ardhura të mira.
Vuthaj para disa vitesh ka treguar në një intervistë se si arriti të bëhej e pasur.
Ajo tregoi se kishte arritur të bëhej një sipërmarrëse e suksesshme e brendit të çantave luksoze, duke e kthyer kështu emrin e saj në një markë.
Vuthaj tregoi se këtë biznesin e hapi me paratë që i kishte kursyer për dhjetë vite nga puna e saj.
Megjithate, Vuthaj ka qenë në qender të raportimeve të mediave për një lidhje me një multimilioner indian.
Gjatë vitit 2020, në mediat rozë Agnesa Vuthaj u përfol për një histori dashurie me biznesmenin indian , Chetaan Sandesara, 23 vjet më i vjetër se Agnesa dhe për më tepër, është në kërkim nga policia në Indi. Biznesmeni ishte i akuzuar për mashtrim. Ai dhe familja e tij ishin përndjekur nga India lidhur me dyshimet për mashtrimin e një konsorciumi të bankave me rreth 600 milionë euro.
Media online Magazina.al kishte raportuar se zemrën e Agnesës e ka rrëmbyer biznesmeni Sandesara.
Sipas këtij portal lidhja e saj me Sandesara dëshmohet edhe nga udhëtimi i saj me aeroplanin privat të 59-vjeçarit, në një video, ku Agnesa e xhiron dhe duke i thënë “Thuaj diçka” në gjuhën angleze.
Gjithashtu media shton se ishte pikërisht modelja nga Istogu që në fillim të vitit 2019 i mundësoi një takim biznesmenit indian në zyrën e kryeministrit kosovar në largim Ramush Haradinaj.
Biznesmeni u prezantua nga Haradinaj si “përfaqësues i Sandesara Group nga Nigeria”, por ai ka një histori mashtrimi dhe ikje nga shteti i tij amë, India.
Por, nuk ka vonuar reagimi i Agnesës. Ajo kishte mohuar lidhjen e dashurisë me biznesmenin.
Ish-miss Kosova ka sqaruar se takimet mes saj dhe Sandesaras janë realizuar për shkak të rolit që Vuthaj ka ndërmarrë së fundmi, si ndërmjetësuese për investimet e kompanisë së biznesmenit në Ballkan.
Duke pranuar se së bashku me 57-vjeçarin kanë udhëtuar me avion privat, Agnesa ka shtuar se në të njejta fluturime dyshja shoqërohej nga familja e Sandesaras: bashkëshortja e tij, i biri, motra e vëllai. “Nëse do doja të zgjidhja një të dashur miliarder, do të zgjidhja djalin e Z. Sandesaras, trashëgimtarin e vetëm të një prej familjeve më të pasura në botë”, ka shtuar Vuthaj, duke theksuar se jo çdo raport mes një mashkulli dhe një femre është domosdoshmërisht romancë.
Agnesa Vuthaj ka lindur në Istog. Ajo është zgjedhur Miss Kosova 2003 dhe Miss Shqipëria 2004.
Ajo ishte qyetare nderi në Kinë dhe ambasadore nderi e Tajlandës.