Në një intervistë të gjatë për “Panenka Magazine”, Laurent Blanc ka treguar se mund të ishte zëvendësuesi i Luis Enriques tek Barcelona:
“Fola 2 ose 3 herë me Eric Abidal. Sigurisht që ishte një ëndërr të drejtoja një skuadër si Barca, por nuk ndodhi për arsye të ndryshme. Nuk ishte momenti, ose dikush mendonte se nuk isha i përgaitur për këtë gjë.
Kjo është jeta. I kisha shkuar pranë edhe si lojtar, kisha një marrëveshje me Cruijff, por më pas ai u shkarkua dhe nuk u bë gjë”.
Ardhja e Messit në Francë dhe gabimet e Barcelonës: “Sinqerisht, për futbollin francez është e pabesueshme që të ketë Messin, Neymarin dhe Mbappén në të njëjtin kampionat. PSG-ja është një tjetër planet, por për kampionatin është e bukur që të shohë këta lojtarë çdo jave.
Besoj se te Barcelona kanë bërë gabime kolosale, jo vetëm në lidhje me çështjen Messi. Në 4-5 vitet e fundit kanë humbur lojtarë të rëndësishëm dhe një klub si Barca nuk mund t’ia lejojë vetes këtë. Është shumë e vështirë të zëvendësohen lojtarë si Messi dhe Neymar”.
Puthja e famshme ndaj Barthez: “Është një histori shumë personale. E nisëm si me shaka, por pamë që publiku priste atë moment para çdo ndeshjeje dhe kështu u kthye në një rit.
Nuk e menduam kurrë se do të bëhej kaq e famshme. Për ne ishte një gjest që nuk kishte të bënte me futbollin, ishte një gjest miqësie”.