Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    ‘Bllokada’ ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe BE-së

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shihet si një “bllokadë” ndërmjet Kosovës, Serbisë e BE-së. Megjithatë, njohës të rrethanave politike në vend, vlerësojnë se së fundmi janë shtuar presionet ndaj Qeverisë së Kosovës për formimin e këtij Asociacioni.

    Tema e asociacionit të komunave me shumicë serbe është bërë një mur ndarës ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Kështu vlerësojnë njohës të rrethanave politike në vend të cilët, këtë temë e vlerësojnë si me të ndjeshme në dialog. Analisti Artan Muhaxheri ka thënë për Radio Kosovën se për çështjen e asociacionit janë shtuar presionet ndaj palës kosovare sidomos kohët e fundit.

    [the_ad id="78756"]

    “Asociacioni është bërë një mur ndarës ndërmjet Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Serbisë. Për fat të keq edhe Qeveria e Kosovës, nuk ka ndonjë ide alternative se si t’i qaset asociacionit që është edhe kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare. Ndërsa, nuk besoj se pa adresimin e qartë të temës se dialogut, mund të ketë avancim te mirëfilltë në dialog”, ka thënë ai.

    Edhe analisti tjetër, Bekim Baliqi, mendon që kohët e fundit është shtuar presioni ndaj Qeverisë se Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Por, sipas tij, presionet janë shtuar edhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Po shihet një presion i shtuar, jo vetëm nga vizitat e shpejta të përfaqësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe përkushtimi i Gjermanisë dhe Francës. Unë besoj që ka një presion të shtuar, jo vetëm për themelimin e asociacionit, por edhe drejt një marrëveshje të përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Baliqi.

    Ndryshe, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një nga marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar parimet për këtë asociacion duke thënë se nuk janë në tërësi me frymën kushtetuese. Gjykata ka udhëzuar që kurdo që themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nga Qeveria e Kosovës, duhet të merret parasysh që akti themelues dhe statuti i asociacionit, të hartohen në pajtim me frymën e kushtetutës të Republikës së Kosovës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.