Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Bota po digjet, ndaj është koha për një revolucion të burimeve të rinovueshme

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Neroni u akuzua dikur se i binte harpës në kohën që Roma po digjej. Sot, disa udhëheqës po sillen akoma më keq. Ata po i hedhin benzinë ​​zjarrit. Ndërsa pasojat e pushtimit rus të Ukrainës po ndihen anembanë globit, reagimi e disa vendeve ndaj krizës energjetike në rritje ka qenë dyfishimi i përdorimit të karburanteve fosile, duke harxhuar miliarda dollarë më shumë për qymyrin, naftën dhe gazin, të cilat po e thellojnë më tej emergjencën e klimës.

    Ndërkohë, të gjithë treguesit e klimës vazhdojnë që të thyejnë rekorde, duke parashikuar një të ardhme me stuhi të jashtëzakonshme, përmbytje, thatësira, zjarre dhe temperatura ekstreme në pjesë të mëdha të botës, të cilat e pamundësojnë jetën normale për njeriun dhe gjallesat e tjera.

    [the_ad id="78756"]

    Bota jonë përballet me një kaos klimatik. Financimi i ri mbi infrastrukturën e kërkimit dhe prodhimit të lëndëve djegëse fosile është një iluzion. Lëndët djegëse fosile nuk janë zgjidhja,dhe as nuk do të jetë ndonjëherë. Ne mund ta shohim që tani efektet e dëmeve që po i shkaktojmë planetit dhe shoqërive tona.

    Ai shfaqet çdo ditë në lajme, dhe askush nuk është imun. Lëndët djegëse fosile, janë shkaku i krizës klimatike. Energjia e rinovueshme është përgjigja e duhur, për të kufizuar ndryshimin e klimës dhe rritur sigurinë energjitike. Në rast se do të kishim investuar më herët dhe mëmasivisht në energjinë e rinovueshme, nuk do të gjendeshim sërish në mëshirën e tregjeve të paqëndrueshme të karburanteve fosile.

    Burimet e rinovueshme, janë plani i paqes i shekullit XXI-të. Por beteja për një tranzicionenergjetik të shpejtë dhe të drejtë, nuk po zhvillohet në një fushë të barabartë. Investitorët po mbështesin ende lëndët djegëse fosile, ndërsa qeveritë japin akoma miliarda subvencione për qymyrin, naftën dhe gazin, rreth 11 milionë dollarë çdo minutë.

    Ekziston një term për të favorizuar mjetet komode afatshkurtra mbi mirëqenien afatgjatë: varësia. Ne jemi ende të varur nga lëndët djegëse fosile. Por për hir të shëndetit të shoqërive dhe planetit tonë, ne duhet të heqim dorë nga ato. Dhe duhet ta bëjmë këtë tani.

    E vetmja rrugë e vërtetë drejt sigurisë energjitike, çmimeve të qëndrueshme të saj, zhvillimitdhe një planeti të jetueshëm, qëndron tek braktisja e karburanteve fosile ndotëse dhe përshpejtimi i tranzicionit energjetik, bazuar tek burimet e rinovueshme.

    Për këtë qëllim, unë u kam bërë thirrje qeverive të vendeve të G20–ës që të çmontojnë infrastrukturën e qymyrit, me një ndërprerje të plotë të saj deri në vitin 2030 për vendet e OECD, dhe deri në vitin 2040 për të gjithë të tjerat. Unë u kam kërkuar aktorëve financiarë të braktisin financimin e karburanteve fosile, dhe të investojnë në energjinë e rinovueshme. Dhe kam propozuar një plan me 5 pika për të nxitur energjinë e rinovueshme në mbarë botën.

    Së pari, ne duhet ta bëjmë teknologjinë e energjisë së rinovueshme një të mirë publike globale, duke përfshirë heqjen e barrierave të pronësisë intelektuale për transferimin e teknologjisë.

    Së dyti,duhet të përmirësojmë qasjen globale tek zinxhirët e furnizimit për komponentët dhe lëndët e para të teknologjive të energjisë së rinovueshme. Në vitin 2020, bota instaloi 5 gigavat magazinim energjie. Ne kemi nevojë për 600 gigavat kapacitet magazinimi deri në vitin 2030.

    Është e qartë se për ta përmbushur këtë synim, kemi nevojë për një koalicion global. Linjat problematike të transportit, kufizimet e zinxhirit të furnizimeve, dhe kostot më të larta për litiumin dhe metalet e tjera të baterive, po dëmtojnë vendosjen e teknologjive dhe materialeve të tilla.

    Së treti, duhet të reduktojmë procedurat burokratike që pengojnë projektet diellore dhe ato të erës. Ne kemi nevojë për miratime të shpejta të tyre, dhe për më shumë përpjekje për të modernizuar rrjetet e energjisë elektrike. Aktualisht në Bashkimin Evropian duhen 8 vjet për të miratuar ndërtimin e një parku eolik, ndërsa në SHBA 10 vite. Në Korenë e Jugut, projektet gjeneratorëve të erës kërkojnë 22 leje nga 8 ministri të ndryshme.

    Së katërti, bota duhet të zhvendosë subvencionet e energjisë nga lëndët djegëse fosile për të mbrojtur njerëzit më të varfër nga krizat energjetike tek një tranzicion drejt të ardhmeje të qëndrueshme.

    Dhe së pesti, ne duhet të 3-fishojmë investimet tek burimet e rinovueshme. Këtu përfshihen bankat e zhvillimit shumëpalësh dhe institucionet financiare të zhvillimit, si dhe bankat tregtare. Të gjithë duhet të rritin në mënyrë të ndjeshme investimet mbi burimet e rinovueshme.

    Ne kemi nevojë për më shumë ndjenjë emergjence nga të gjithë liderët globalë. Tashmë ndodhemi rrezikshëm pranë arritjes së kufirit prej 1.5°C, që shkenca na thotë se është niveli maksimal i ngrohjes, për të shmangur ndikimet më të këqija klimatike. Por për qëndruar brenda këtij kufiri maksimal, ne duhet të reduktojmë me 45 për qind emetimet deri në vitin 2030, dhe t’i zerojmë ato deri në mesin e këtij shekulli.

    Por angazhimet aktuale në nivel kombëtar, do të çojnë në një rritje prej gati 14 për qind të emetimeve këtë dekadë. Kjo parashikon katastrofën. Përgjigja ndaj kësaj sfide qëndron te burimet e rinovueshme, si për veprimin ndaj krizës së klimës, për sigurinë e energjisë, ashtuedhe për sigurimin e energjisë elektrike të pastër për qindra miliona njerëz që aktualisht u mungon.

    Burimet e rinovueshme janë një fitore e trefishtë. S’ka asnjë justifikim për askënd që të refuzojë një revolucion të këtyre burimeve. Ndërsa çmimet e naftës dhe gazit kanë arritur nivele rekord çmimesh, burimet e rinovueshme po bëhen gjithnjë e më të lira.

    Kostoja e energjisë diellore dhe e baterive, ka rënë me 85 për qind gjatë dekadës së fundit.Ajo e energjisë së erës ra me 55 për qind. Dhe investimet në burimet e rinovueshme, krijojnë3 herë më shumë vende pune sesa lëndët djegëse fosile. Sigurisht, burimet e rinovueshme nuk janë e vetmja përgjigje ndaj krizës së klimës.

    Zgjidhjet e bazuara tek natyra, si riparimi i dëmeve nga shpyllëzimi dhe degradimi i tokës, janë thelbësore. Të tilla janë edhe përpjekjet për të promovuar efiçencën e energjisë. Por ambicia jonë duhet të jetë një tranzicion i shpejtë i energjisë së rinovueshme.

    Ndërsa po heqim dorë nga karburantet fosile, përfitimet do të jenë të mëdha, dhe jo vetëm për klimën. Çmimet e energjisë do të jenë më të ulëta dhe më të parashikueshme, me efekte pozitive për ushqimin dhe sigurinë ekonomike.

    Kur rriten çmimet e energjisë, rriten edhe kostot e ushqimit dhe të të gjitha mallrave ku mbështetemi. Prandaj le të biem dakord që të gjithë, se një revolucion i shpejtë i burimeve të rinovueshme është i nevojshëm, dhe të ndalojmë së “luajti në harpë”, në një kohë që po digjet e ardhmja jonë.

    Shënim: Antonio Guterres, Sekretar i Përgjiths  hëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Kjo është gjendja shëndetësore e të riut nga Qirezi i Skenderajt, që u plagos nga dorasi i mitur

    Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

    Ndikimi i Rusisë në Kosovë dhe milionat e investuara

    Ky është i riu qe u therr për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga Policia, pas një mosmarrëveshje në trafik

    Norvegjia jep lajmin se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë

    Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.