AC Milan, po afrohet me mbrojtësin e Lille Sven Botman në të njëjtën mënyrë që bëri për Mike Maignan një vit më parë.
Tifozët kuqezi duhet të presin ardhjen e një qendërmbrojtësi të ri gjatë afatit kalimtar të dimrit. Zgjedhja është midis Malick Thiaw dhe Maxime Esteve, por kjo nuk është e gjitha. Në fakt, AC Milan ka punuar intensivisht gjatë këtyre javëve për dritaren e ardhshme verore për t’i dhuruar trajnerit Stefano Pioli një lojtar të nivelit të lartë,përcjell ORAinfo.
Që nga lëndimi i Simon Kjaer, drejtuesit e kuqezinjve janë përpjekur të nënshkruajnë me Sven Botman. Qendërmbrojtësi i Lille, i lindur në vitin 2000, ka qenë gjithmonë zgjedhja numër një e Paolo Maldinit për të zëvendësuar Kjaer dhe në të njëjtën kohë për të krijuar një partneritet të mrekullueshëm së bashku me Fikayo Tomori.
Sidoqoftë, sjellja e Botman në San Siro në janar ishte e pamundur për AC Milan. Lille dëshiron të sigurojë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe gjithashtu të bëjë mirë në sezonin aktual ku ata po përballen me Chelsean në raundin e 16-të. Pra, asgjë për të bërë për Paolo Maldinin? Ne te kunderten. Strategjia e kuqezinjve ka evoluar dhe ka një optimizëm të madh se gjithçka do të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme së shpejti.
Milan dhe Lille kanë hapur rrugën për një transferim veror. MilanNews.it raporton se AC Milan tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me të.