Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Brenda fisit ku për të fituar dorën e nusës luftohet brutalisht

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Disa pamje të rralla janë publikuar së fundmi të një fisi primitiv në Etiopi, ku meshkujt luftojnë brutalisht njëri-tjetrin në duelin e shkopinjve, dhe i fundit që mbetet në këmbë mund të çojë në shtëpi nusen.

    Shfaqja e përgjakshme praktikohet mes anëtarëve të popullsisë Suri, si një rit forcimi për të rinjtë e fisit. Dueli tradicional Donga praktikohet nga fisi Suri në pjesën jugore të Afrikës.

    [the_ad id="78756"]

    Beteja kryhet përpara anëtarëve të tjerë të fisit të cilën vijnë për të parë si spektatorë. Donga, lufta tradicionale e shkopinjve është bërë e jashtëligjshme nga qeveria e Etiopisë në vitin 1994, por ajo vazhdon të praktikohet në ceremonitë fisnore.

    Fituesi i saj fiton prestigj të madh pasi betejat bëhen shumë të ashpra e kompetitive, dhe nganjëherë ato përfundojnë me plagë të rënda të pjesëmarrësve ose me vdekje. Luftimet kanë si objektiv të stërvisin të rinjtë ndaj dhunës pasi rajoni ka pasur kohë të trazuara vitet e fundit.

    Fiset fqinje si Nyangatom, sfidojnë dhe përfshihen në beteja me popullatën Suri. Luftimet arbitrohen nga një gjyqtar por sporti mbetet i rrezikshëm prej infiltrimit të armëve të zjarrit dhe përdorimit të tyre në disa raste.

    Fotografi spanjoll Xavier Gil Tabios, nga Barcelona, udhëtoi drejt luginës së lumit Omo dhe ishte një nga të paktët që u lejua të ndiqte ceremoninë tradicionale për të dokumentuar luftimet. Tabios kaloi një javë me popullatën Suri, duke observuar traditat e tyre.

    “Ata luftojnë për të treguar burrërinë, për hakmarrje personale, dhe për të fituar nusen. Pjesëmarrësit luftojnë dy nga dy, derisa del një fitimtar. Për t’u pranuar këtu duhet të negocjosh ekonomikisht, t’u ofrosh një shpërblim, por gjithmonë duhet të sigurohesh për rastet kur dhuna del jashtë kontrolli. Në fund të ceremonisë duhet të shpërndaheshim pasi anëtarët e fisit rival fqinjë erdhën me armë për të krijuar probleme. Por eksperienca ishte gjithsesi unike”, thotë fotografi.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.