Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Broja: Për fitore ndaj Spanjës, po rritem te Southamptoni

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Armando Broja u shfaq në konferencën për shtypin optimist në lidhje me miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

    Ylli i kuqezinjve preku edhe tema të tjera, duke nisur nga ekipi kombëtar, aventura me Southampton ku është i huazuar te Chelsea, sirenat italiane dhe ëndrra e madhe për të dërguar Shqipërinë në Europian ose Botëror.

    [the_ad id="78756"]

    GJENDJA FIZIKE – “Jemi gati fizikisht si ekip, e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Spanjës. Grumbullimi po shkon shumë mirë, po stërvitemi mirë. Ishalla me fitore kundër Spanjës”.

    MBROJTJA KUNDËRSHTARE – “Kam luajtur kundër dy mbrojtësve, por është ndeshje ndryshe. Do jetë shumë e vështirë nesër, Spanja ka ekip të fortë, por edhe ne kemi ekip të mirë. Po stërvitemi mirë, ishalla fitojmë”.

    PJEKJA SI LOJTAR – “Po, jam rritur si djalë, kam mësuar te Southampton. Deri tani po më shkon shumë mirë. Të vazhdoj kështu përpara, të ndihmoj ekipin dhe të luaj më mirë për veten time. Ka qenë e vështirë të kaloja nga Vitesse te Southampton, është kapërcim i madh nga Holanda në Premier League, por kam besuar te vetja. Dua të vazhdoj përpara, e ardhmja do ketë ulje-ngritje, por dua të eci përpara duke u stërvitur mirë dhe fort”.

    SPANJA – “Ne futemi në fushë për të fituar ndeshjen. Kemi ekip të mirë dhe të fortë, nuk kemi frikë asnjë ekip. Miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë, ishalla fitojmë ndaj Spanjës”.

    SOUTHAMPTON – “Edhe e prisja dhe nuk e prisja ta nisja kaq mirë. E dija se ishte e vështirë në sezonin e parë në Premier League, por kam pasur besim te vetja. Me stërvitje dhe këmbë në tokë shpresoj të vazhdoj përpara”.

    MERKATO – “Tani jam i fokusuar vetëm te Southamptoni, dua ta mbyll mirë sezonin. E ardhmja? Jam lojtar i Chelsea, nuk dua të shoh shumë përpara: thjesht dua të vazhdoj të luaj mirë dhe të stërvitem mirë”.

    TIFOZËT KUQEZI – “Faleminderit shumë për mbështetjen. Vazhdoni të më mbështesni mua, FSHF-në dhe ishalla me fitore kundër Spanjës”.

    KOMBËTARJA – “Kemi një grup shumë të mirë dhe trajner të mirë. Duke marrë rezultate dhe eksperiencë, mendoj se kemi një shans të mirë të futemi në Europian ose Botëror. Ishalla e arrijmë atë nivel, do ishte një gjë shumë e mirë për Shqipërinë”.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.