Brooklyn Nets mposhti Chicago Bulls 138-112 në United Center në një përballje të dy skuadrave më të mira në Konferencën Lindore.
Duke luajtur në ndeshjen e tretë të sezonit, Kyrie Irving shënoi vetëm nëntë pikë në gjuajtjet 4 nga 10. Ai ishte i dyshimtë para ndeshjes me një dëmtim në kyçin e këmbës. Irving është në gjendje të luajë vetëm në lojërat rrugore për Brooklyn sepse është i pavaksinuar dhe nuk mund të luajë në shtëpi sipas mandateve të vaksinave të New York City, transmeton lajmi.net.
Kevin Durant kryesoi për Brooklyn (26-14) me 27 pikë dhe nëntë asistime, ndërsa James Harden shtoi 25 pikë dhe 16 asistime. Patty Mills pati 21 pikë nga stoli, duke përfshirë gjashtë tre pikë. Harden luajti 33 minuta, Durant luajti 30 dhe Irving vetëm 25.
Zach LaVine shënoi 22 pikë për Chicago-n (27-12) në humbje dhe DeMar DeRozan shënoi 19 pikë.
Nets në takimin e radhës do të presin Oklahoma City Thunder të enjten, dhe Bulls do të mirëpresin Golden State Warriors në qytet të premten.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera këto ishin rezultatet:
Indiana Pacers 100 – 119 Boston Celtics
Philadelphia 76ers 98 – 109 Charlotte Hornets
Washington Wizards 112 – 106 Orlando Magic
Atlanta Hawks 91 – 115 Miami Heat
New York Knicks 108 – 85 Dallas Mavericks
San Antonio Spurs 124 – 128 Huoston Rocekets
Utah Jazz 91 – 111 Clevland Cavaliers
Sacramento Kings 125 – 116 Los Angeles Lakers.