[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Burnley ka gjetur zëvendësuesin e Chris Wood: klubi anglez ka blerë nga Wolfsburg sulmuesin Wout Weghorst.
Holandezi është lojtari më i ri i Burnley, pasi ka firmosur një kontratë 3.5-vjeçare.
[the_ad id="78756"]
Holandezi u transferua në “Turf Moor” për një shumë që nuk është deklaruar, por që është rreth 12 milion paundë. Weghorst do të feshë fanellën me numrin 9-të, që u la bosh pas largimit të Chris Wood tek Newcastle.
Sulmuesi që ka shënuar 50 gola në Eredivisie dhe 59 gola në Gjermani do të nisë stërvitjen sot me shokët e rinj të skuadrës.