Pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer nga posti i trajnerit të Manchester United, pasues i përkohshëm i tij është emëruar ish-lojtari i “djajve”, Michael Carrick.
Në prag të ndeshjes së mesjavës në Ligën e Kampionëve, Carrick ka dhënë deklaratën e parë si një trajner i Manchester United, transmeton “lajmi.net”.
Anglezi ka theksuar se është i përgatitur të bëj punën e tij në klub për aq kohë sa i duhet të bëjë.
“Unë jam i përgatitur ta bëj atë për sado kohë që duhet, nëse është një lojë, dy ndeshje, për momentin nuk jam i sigurt, por nuk po mendoj për këtë, është për nesër.”
“Unë e di në mendjen time se çfarë mund të kisha bërë më mirë, çfarë mund të ishte përmirësuar. Mendoj se është e rëndësishme që të gjithë të shikojnë veten e tyre. Si lojtar kam qenë i njëjti, shiko veten, çfarë mund të bësh më mirë , ç’pritet më tej.”
I pyetur për kohën që kishte kaluar si ndihmës i stafit nën Solskjaer, anglezi tha:
“Kam punuar ngushtë me Ole për një kohë të gjatë tani dhe ne kemi besime shumë të ngjashme, kemi bërë si lojtarë dhe ne bëjmë si trajnerë dhe menaxherë. Unë kam personalitetin tim në krahasim me Ole. Nuk po jap shumë larg për sa i përket planeve, por ne jemi të qartë në atë që duam të bëjmë.”
“Mësova dje në mëngjes në terrenin stërvitor, nuk dija asgjë më parë. Arrita dhe fola me Ed. Ishte një fund i nxituar për organizimin e stërvitjes dhe punës së ditës. Të gjithë u përshtatën dhe u morën me të në një mënyrë të vërtetë dhe klas”, është shprehur ish-mesfushori i United.