Nëse dëshironi të qëndroni të shëndetshëm dhe të jetoni një jetë të gjatë, pse të mos kërceni. Vallëzimi është një formë fantastike ushtrimi. Ka kaq shumë përfitime. Vallëzimi përfshin përqendrim dhe qëndrueshmëri, që do të thotë kur kërceni, largoheni nga streset e jetës së përditshme.
Prandaj kërcimi ul stresin dhe ankthin. Kërcimi ushtron zemrën, mushkëritë, muskujt, nyjet dhe ligamentet, dhe duke e bërë këtë teston ekuilibrin, forcën e muskujve dhe koordinimin tuaj. Prandaj është e rëndësishme të kërceni 10 minuta në ditë për të marrë përfitimet.
Java e parë
Dita fillon me një zakon të ri. Në vend që të shtriheni në shtrat për 10 minuta shtesë, vendosni muzikë dhe kërceni. Të jep ndjenjën se po bëhesh më produktiv dhe të motivon të bësh më shumë gjëra gjatë ditës.
Java e dytë
Është faza ku jeni mësuar të kërceni dhe me siguri po kërkoni. Mund të mos zgjoheni herët në mëngjes, por e dini se si ju bën të ndiheni dhe e provoni pas punës.
Java e tretë
“Shumë shpesh, kur ndiheni në depresion ose në ankth, preferoni të flini më shumë dhe më pas do të ndiheni më mirë. Por kjo në fund sjell rezultate të kundërta. Pra duhet të mendojmë se çfarë do të jetë e mirë për humorin dhe do të rrisë energjinë”, vë në dukje psikologia Dr. Selena Snou.
Nëse vazhdoni, do të zbuloni se jo çdo ditë është e njëjtë. Diçka që fillon si një aktivitet argëtues mund të bëhet një zakon i detyruar. Zgjidhni kohëzgjatjen (nuk keni nevojë të kërceni për 10 minuta) dhe frekuencën. Në çdo rast, ju e dini që është e mirë për trupin dhe shpirtin.