Sonte luhen edhe dy ndeshje të zjarrta në Champions League, ajo në mes Liverpool – RB Leipzig dhe Paris SG – Barcelona. Ndeshja e parë në mes Liverpool dhe Leipzig përfundoi 2-0 në të mirë të anglezëve mirëpo duke parë gjendjen momentale të anglezëve duke mos arritur të organizojnë lojën e saj dhe formën mjaft të mirë të gjermanëve pritet të jetë një ndeshje mjaftë interesante ku edhe mungesat që kanë anglezët pa dyshim favorizojnë gjermanët sonte, të cilët nuk kanë asgjë për të humbur në këtë takim pasi rezultatin e kanë në disavantazh.
Kurse sonte Barcelona do të ketë punë të madhe nese dëshiron të arrijë kualifikimin e 2017, pasi në Camp Nou u mposht 1-4 nga parisienët. Barcelona pas ndryshimev ne skuadër ende nuk ka arritur formën të cilën të gjithë katalunasit janë mësuar ta shohin, e në këtë përballje u duhet edhe shumë fat nëse dëshirojnë ta kalojnë këtë fazë. Parisi mungesë kryesore e ka Neymarin, por që nuk rrezikon lojën e tyre pasi kanë rezultatin si mysafir në favor.
E cila nga këto do të prejë biletën për më tutje do ta shikojmë nga ora 21:00 ku do të fillojnë të dyja takimet.

