[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Lionel Messi pa dyshimin më të vogël, do të jetë emri më i përfolur i verës së ardhshme në tregun e transferimeve.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, pati një verë aspak të rehatshme, kur kërkoi të largohej nga Barcelona.
[the_ad id="78756"]
Dëshira për largim bëri që shumë skuadra të mendojnë për transferimin e tij.
Së fundi, kësaj gare i është bashkuar edhe Chelseas, sipas ekspertit spanjoll të transferimeve, Guillem Ballague, përcjell lajmi.
Blutë mendohet të jenë në “ekuacion” nëse argjentinasi largohet nga ‘Camp Nou’, me kontratën e tij aktuale që skadon verën e ardhshme.
Manchester City gjithashtu janë shumë të lidhur me 33 vjeçarin e Barcelonës.