Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ia konfirmuar saj përkushtimin e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Ai në “Twitter”, ka shkruar për takimin me presidenten Osmani. “U takuam sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe diskutuam për partneritetin tonë të qëndrueshëm dhe përkushtimin e fortë të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, për mbështetjen e Kosovës për afganët dhe Ukrainën, si dhe Samitin për Demokraci”, ka shkruar ai.
Ndryshe me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, gjatë vizitës që i ka bërë SHBA-së, takim ka pasur edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti