[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Udhëtimi i Mateu Alemany në Mançester nuk ishte aspak i qetë. Jo vetëm që u mor me Ferran ose Sterling , ai u ndal edhe në lagjen e United për të pyetur për situatën e Anthony Martial dhe Edinson Cavanit.
Dy sulmues me profil të ndryshëm, por që do të ishin një përforcim i rëndësishëm për frontin sulmues të dobësuar të Blaugranës. Në të gjitha operacionet, sipas ‘Sport’, ka pasur një emërues të përbashkët, Philippe Coutinho.
[the_ad id="78756"]
Braziliani po ofrohet nga Barcelona si mjet pazari, për të ulur kostot e çdo operacioni që ka bërë skuadra Blaugrana. Deri më tani, as United dhe as City nuk duket se e kanë mirëpritur ofertën, duke preferuar paratë sesa lojtarët . Duket se penalltia nuk e ndryshon këndvështrimin e brazilianit për Xavi-n.