Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Daka ‘thumbon’ VV-në: Edhe përkundër sfidave zgjedhjet do të mbahen sipas ligjeve në fuqi

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurori e Shtetit; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Komisioni i Pavarur i Medieve; OJQ-ve kanë mbajtur konferencë për medie lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

    Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se ky institucion bart barrë kryesore të organizimit të zgjedhjeve.

    [the_ad id="78756"]

    Sipas saj, qëllim kryesor është mbajtja e zgjedhjeve sipas ligjeve në fuqi, edhe përkundër sfidave.

    “Organizimi dhe mbajtja e tyre është ndër organizimet më të mëdha. KQZ-ja e ka barrën kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve”.

    “Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mbahen sipas ligjit. Me sfida të shumta KQZ-ja është duke u mundua maksimalisht që këto zgjedhje të dalim sa më mirë”.

    “KQZ-ja mbetet e përkushtua për organizimin e zgjedhjeve”.

    Fjalimi i plotë:

    Zgjedhjet, janë një ndërmarrje në shkallë të gjerë dhe menaxhimi i një procesi zgjedhor përfshin aktivitete të shumta; afate kohore dhe orare të komplikuara; trajnime; shpërndarje të një numri të madh punonjësish në terren; mjete logjistike; dhe monitorim i shumë aktiviteteve që zhvillohen njëkohësisht.

    Pra, organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve është një nga proceset më të mëdha dhe gjithpërfshirëse për një vend dhe Kosova tashmë ka traditë në këtë drejtim. Natyrisht se përmbyllja me sukses e një operacioni të tillë, është i pamundur pa mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër-institucional. E kemi bërë traditë që në çdo proces zgjedhor të mblidhemi kështu së bashku për të folur një-zëri dhe me një qëllim të vetëm për t’i shërber mbrojtjes dhe promovimit të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë. Nuk ka asnjë dyshim se kjo ndikon në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në proceset zgjedhore.

    Sipas Kushtetutës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka barrën kryesore për organizimin e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës, por jemi të vetëdijshëm se bashkëpunimi ndër-institucional është i domosdoshëm për t’i shërbyer zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Qëllimi ynë i përbashkët është që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe të reagojmë kur cënohet integriteti i zgjedhjeve dhe e drejta e votës. Prej vitesh institucionet tona kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëpunim ndërinstitucional, i cili ka dhënë rezultatet në proceset e kaluara zgjedhore.

    Si drejtuese e KQZ-së, më bën krenar fakti se Kosova si shtet i ri ka arritur të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Natyrisht se synim i përhershëm i KQZ-së mbetet përmirësimi i proceseve zgjedhore, në kuadër të mundësive që lejon ligji.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdimisht është angazhuar për organizim të zgjedhjeve të besueshme dhe me standard të lartë, gjë që është vlerësuar edhe në raporte të ndryshme vendore e ndërkombëtare.

    Ashtu siç e thashë edhe dje, Mes sfidave të shumta, përfshirë këtu edhe kohën e shkurtër, KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetuta dhe Ligji në fuqi për Zgjedhjet e Përgjithshme.

    Prandaj, në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dua të garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor dhe sidomos qytetarët tanë, se KQZ-ja mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës, Ligjeve në fuqi dhe me standardet më të mira ndërkombëtare.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.