[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një video po qarkullon në mediet sociale të Internetit e në të cilën shihet (fatkeqësisht, jo edhe dëgjohet) një përplasje e ashpër mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryekuvendarit Glauk Konjufca.
Sidoqoftë, në video shihet kryeministri i Kosovës që kthehet me trup kah kryekuvendari dhe bën gjestikulacione edhe me duar në drejtim të tij. Në anën tjetër, edhe mimikat e fytyrës së Konjufcës janë të tilla që japin kuptimin se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje.
[the_ad id="78756"]
Në këtë përplasje një rol më margjinal e ka Besnik Bislimi, zv. Kryeministër – që duket se i mban anën shefit të tij, Albin Kurtit.
Ndërkohë, kur kryeministri i Kosovës kthehet në drejtim të deputetëve mund të shohim fytyrën e ngrysur të tij pas përplasjes me Konjufcën.