Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri janë pikërisht personat që në datën 4 tetor të vitit 2020 vizituan zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Haupman dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.
Fotot janë publikuar ekskluzivisht nga Dosja.al në atë kohë, në kuadër të vizitës së Hauptmann në Shqipëri, kur Rama ishte në vrullin politik për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare.

Në atë kohë, Dosja.al u interesua pranë CDU/CSU, nëse vizita e Hauptman kishte ndonjë mision politik, por një gjë e tillë na u mohua.
Dhe lajmi i gazetës meksikane “El Universal” për ortakët e kartelit Sinaloa në vendin tonë, i dha përgjigje pyetjes së ngritur dy vite më parë, duke regjistruar kështu dhe një skandal në zyrën e njeriut që qeveris vendin.
Kryeministri tashmë pret ortakët e narkotrafikantit më të madh në botë, Ismael Mayo Zambada, i cili është në ‘luftë’ me djemtë e Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, i njohur gjerësisht si El Chapo, për drejtimin e kartelit.

Çfarë raportonte një ditë më parë media meksikane El Universal?
Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.
Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë.
Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar