Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    DASh e konfirmon: Escobar ka udhëtuar për në Bruksel ‘për ta mbështetur’ takimin Kurti-Vuçiq

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Çështjet evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar, ka udhëtuar për në Bruksel, ku nesër do të mbahet takimi i radhës mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

    Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka konfirmuar të mërkurën se Përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka udhëtuar në Bruksel “për ta mbështetur takimin e nivelit të lartë të 18 gushtit të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE”.

    [the_ad id="78756"]

    Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, që erdhi si “urgjencë” pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës në mbrëmjen e 31 korrikut, parashihet të zhvillohet të enjten (nesër) prej orës 10:30.

    Pjesë e takimit, BE ka njoftuar se pos emisarit të saj special, Miroslav Lajçak, do të jetë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell.

    Spanjolli, në fund të takimit do t’u drejtohet mediave me një deklaratë.

    Krejt ky organizim po i bën të kënaqur amerikanët të cilët “e mbështesin plotësisht dialogun”, tregon për Gazetën Online Reporteri.net një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

    “Ne jemi të kënaqur që liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel më 18 gusht për të diskutuar mbi dialogun, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në e mbështesim plotësisht dialogun”.

    “Është e rëndësishme që të dyja palët ta shfrytëzojnë këtë takim për të avancuar tutje diskutimet për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve”, i tha, të mërkurën, Gazetës Online Reporteri.net ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

    Një burim i afërt me Qeverinë e Kosovës, të martën, i ka thënë gazetës se Gabriel Escobar gjatë qëndrimit në Bruksel do të ketë edhe një takim ndaras me Kryeministrin Albin Kurti, një ditë para takimit të 18 gushtit.

    Nga ana tjetër, vetë presidenti serb, Aleksandër Vuciq, para nisjes për në Bruksel ka njoftuar se gjatë udhëtimit për në “kryeqytetin evropian” do të takohet ndaras edhe me Escobarin.

    Një ditë para takimit të radhës Kurti-Vuciq, të dy liderët e vendeve, kanë mbajtur takime ndaras me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili po ashtu ka udhëtuar në Bruksel për t’i takuar dyshen.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Kjo është gjendja shëndetësore e të riut nga Qirezi i Skenderajt, që u plagos nga dorasi i mitur

    Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

    Ndikimi i Rusisë në Kosovë dhe milionat e investuara

    Ky është i riu qe u therr për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga Policia, pas një mosmarrëveshje në trafik

    Norvegjia jep lajmin se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë

    Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.