Fadil Nura me anë të një shkrimi në facebook ka reaguar ashpër ndaj disa deklarimeve të deputetit të Vv-së Halil Thaçit, shkruan portali Rajoni.org.
Halil Thaçi ka thënë se kryetarët e komunave veriore janë takuar me përfaqësues të Listës Serbe. Kështu, Bedri Hamza ka paralajmëruar padi, ndërsa Fadil Nura ishte nervozuar mjaft shumë, dhe shpërtheu me kritika vend e pa vend ndaj tij.
Me anë të këtij postimi, ai e shfaqi një anë të tij pak më të egër, që nuk ishte parë më herët në opinion.
Postimi i plotë i tij:
“Halili i VV-së, të cilin mund ta admiroj vetëm për shkak të mbiemrit, egërsisht në një postim, paska deklaruar trillime që në gjuhën popullore mund të thuhet RRENË!
Mes urrejtjes së shquar të VV ndaj fytyrave publike e njerëzve kredibil, veçmas ndaj PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS, që kontributin dhe angazhimin e tyre i njeh historia, e bën të “mundur të ndodh” një takim që nuk ka ndodhur në të vërtetë.
Sipas gënjeshtrës së tij, Bedri Hamza dhe përfaqësues tjerë të PDK-së, janë takuar me përfaqësues të Listës Serbe.
Dhe meqë kolegu Bedri Hamza ka paralajmëruar padi ndaj deputetit Halil Thaçi të VV-së, për shpifje, unë personalisht, si njëri ndër tre kryetarët (Bedri Hamza, Ferit Idrizi dhe unë) të pranishëm në takimin tonë të përbashkët, ku kemi diskutuar për çështje të interesit që na lidh puna e kompanisë Uniteti dhe tema tjera, nuk më pritet të ftohem si dëshmitar eventual në padinë e paralajmëruar nga Hamza, për t’u ballafaquar me surratin e tij në gjykatë.”/Rajoni.org/