Asamblistja e Lëvizjes Vetvëndosje në Skenderaj, Floriana Halili me anë të një statusi në facebook ka thënë se PDK sot e ka shfrytëzuar mungesën e saj për ta goditur këtë parti, dukë e emëruar atë në komitetin për politikë dhe financa me qellim që t’ia pamundësuar hyrjen në KPF, Hysni Mehanit, shkruan rajoni.org.
“Të dashur aktivistë, të dashur anëtarë, e të dashur qytetarë. Unë jam asambliste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, unë kam refuzuar propozimin që më është bërë nga anëtarësia e Lëvizjes që të jem anëtare e KPF-së”, ka shkruar ndër të tjera Halili.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, anëtarë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skënderaj,
Për arsye personale nuk kam mundur të jem prezente në seancën e sotme të kuvendit komunal në Skënderaj.
Mungesën time, PDK e paska shfrytëzuar për të na goditur ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!, duke dashur të më paraqesë mua si më të pranueshme për PDK me qëllimin për t’ia pamundësuar hyrjen në KPF (Komoitetin për Politikë e Financa), Hysni Mehanit.
Ata më paskan propozuar e votuar mua për anëtare të KPF-së pa më pyetur fare.
Të dashur aktivistë, të dashur anëtarë, e të dashur qytetarë. Unë jam asambliste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, unë kam refuzuar propozimin që më është bërë nga anëtarësia e Lëvizjes që të jem anëtare e KPF-së.
I refuzoj në mënyrë kategorike edhe lojërat e PDK-së.
Se kush e përfaqëson Lëvizjen VETËVENDOSJE!, në KPF e vendosë Lëvizja VETËVENDOSJE!, dhe anëtarësia e saj. Jo PDK-ja.