[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
65 vjeçari Asman Ferizi nga Qirezi i Skenderajt u varros të shtunën.
Shkak i vdekjes së tij dyshohet të jetë kontakti me energjinë elektrike gjatë rregullimit të një mjeti për ujë.
[the_ad id="78756"]
Nipi i tij deklaroi për Klan Kosovën se janë në pritje të autopsisë për të ditur saktësisht se çfarë ka ndodhur, ngase, sipas tij, në QKMF-në në Skenderaj kanë hedhur dyshime se mund të ketë pasur infarkt.
Por, në këtë të fundit, thanë se edhe këta duhet të shohin raportin e Mjekësisë Ligjore dhe se nuk mund t’i dinë shkaqet, por mund të konfirmojnë se pacienti nuk ka pasur shenja jete.