[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Tetë deve dhe një lama u panë rrugëve të Madridit në Spanjë në orët e para të së premtes pasi u arratisën nga një cirk, tha policia.
Sipas BBC, cirku Quiros Circus, fajësoi “sabotimin” nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.
[the_ad id="78756"]
Kafshët u pranë në orët e para të mëngjesit në distriktin jugor të Carabranchel, afër vendit ku ndodhet cirku.
Oficerët u kujdesën për to në mënyrë që të mund të ktheheshin “të sigurt dhe të shëndoshë”, tha policia.

Menaxheri i cirkut, Mati Munoz, tha për AFP se gardhi elektrik rreth rrethimit të kafshëve ishte prerë.
Ai e drejtoi gishtin nga aktivistët për të cilët tha se protestonin çdo vit kundër cirkut.