Tayna është gjendur këtë të martë mes njerëzve më të afërt për të festuar 25-vjetorin e lindjes.
Reperja e famshme mori një sërë mesazhesh nga miqtë dhe fansat e sa duke i uruar më të mirat, ndërkohë që ka mbledhur miqtë dhe familjarët për të festuar këtë ditë speciale, ajo ka publikuar dhe këngën e re.
Si duket reperja e suksesshme këtë këngë ia ka dedikuar vetes së saj si dhuratë për 25 vjetor, mban titullin OFG, një tjetër këngë që e sjell reperen më të fuqishme se kurrë.
Mes të ftuarve në festë është dhe Fifi dhe ka qenë kjo e fundit e cila ka ndarë disa foto me reperen.
Kujtojmë që Fifi dhe Tayna nuk kanë pasur një raport të mirë me njëra-tjetrën, disa vite më parë ata tërhoqën vëmendjen e të gjithëve pasi Fifi doli kundër reperes.
Megjithatë duket se çdo gjë i ka mbetur së kaluarës dhe vajzat kanë rregulluar raportet me njëra-tjetrën.