Taksisti nga fshati Polac i Skënderajt, Isa Veliu ka folur për reportazhin e krijuar nga televizioni ATV shkruan portali rajoni.org.
Veliu, i cili tash e 12 vite e ushtron profesionin e taksistit në Skënderaj ka ndarë disa momente të jetës, që zënë një vend të rëndësishëm në zemrën e tij.
Ai ishte pjesë e ansamblit të atëhershëm të Drenicës të quajtur: “Shoqëria Kulturoro-artistike -Drenica” bashkë me heroin kombëtar Hamëz Jasharin.
Veliu është shprehur që ndjehet me fat që ishte bashkë me Hamëzen pjesë e këtij ansambli dhe që kanë ndarë skenën bashkë.
“Hamëza ka qenë në grupin e dramës, ku ka luajtur role të ndryshme.” – ka thënë Veliu.
“Me Hamëzen kemi kaluar një jetë mbresëlënëse, janë kanë fillimet e aktivitetit tim në ansambël. Hamëza krahas roleve që i ka pasur në grupin dramatik, ka kaluar në grupin e muzikës, në grupin e folklorit. Hamëza ka kënduar shumë mirë, i ka ra sharkisë shumë mirë.” -shtoi në ndërkohë taksisti Isa Veliu.
Ndërsa tash ai thotë se e bën punën e taksistit në Skënderaj. Megjithëkëtë Veliu u shpreh i kënaqur me këtë punë, duke thënë se e ka pasur gjithherë pasion vozitjen./Rajoni.org/
VIDEO: