Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Dorëzohet në Polici 21-vjeçarja që rrahu pamëshirshëm nënën e saj, s’e pranon fajin

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të dhunës në familje që ndodhi në qytetin e Mitrovicës, ku një nënë u rrah pamëshirshëm nga vajza e saj, për shkak të punëve të shtëpisë. Dhunën fizike dhe psikike që e pësoi nga vajza, nëna u detyrua ta denoncojë në Polici, ku kërkoi ndihmë para se e bija t’i shkaktojë ndonjë problem më të madh në familje.

    Me t’u raportuar rasti, policët u vunë në veprim për ta arrestuar të dyshuarën, por që nuk arritën ta kapnin, pasi e njëjta ishte larguar nga shtëpia menjëherë pasi kreu sulmin ndaj nënës së saj.

    [the_ad id="78756"]

    Sinjali mëson se vajza siç duket i ka rënë pishman që u zhduk pasi u denoncua nga nëna dhe u paraqit në stacion policor për të dhënë versionin e saj lidhur me rastin.

    Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se e dyshuara u dorëzua në Polici, por gjatë intervistimit nuk e ka pranuar se e ka sulmuar nënën e saj, me arsyetimin se pretendimi i saj është i pavërtetë.

    Por si ndodhi rasti?

    Sinjali raportoi se një grua 46-vjeçare ka denoncuar në Polici vajzën e saj 21-vjeçare, për të cilën ka deklaruar se e ka rrahur fizikisht.

    E gjithë ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, kur nënë e bijë patën një fjalosje e cila u bë për shkak të punëve të shtëpisë.

    Sipas 46-vjeçares si rrjedhojë e mosmarrëveshjes verbale, vajza e saj e kishte fyer e ofenduar me fjalë të rënda e më pas gjithçka kishte eskaluar në dhunë fizike.

    21-vjeçarja pamëshirshëm kishte ngritur dorë ndaj nënës së saj, duke e goditur në kokë me shuplaka.

    Kjo bëri që nëna e vajzës ta lajmërojë menjëherë Policinë, të cilët posa morën informatën intervenuan shpejt në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për rastin e iniciuar si “dhunë në familje”.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.