Policia e Kosovës (PK) njofton se është raportuar se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të ankuesit, i cili ishte në një veturë bashkë me disa njerëz, shkruan portali rajoni.org.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 00:20, në Drenas dhe rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”,
“Është raportuar se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 (gjashtë) gëzhoja te armës, dhe një predhë. Është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.