Feronikeli ka mposhtur skuadrën e Arbërisë, ndërsa Drenica dhe Gjilani kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.
Në fakt, “Nikli” kishte nevojë për një fitore, pas dy humbjeve të fundit të pësuara ndaj Drenicës dhe Ballkanit, transmeton lajmi.net.
Ishte Argjend Malaj i cili zhbllokoi rezultatin në min (39’) duke i dhënë Feronikelit avantazhin.
Golin e dytë e shënoi Mendurim Hoti min (45’).
Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin e Feronikelit.
Në pjesën e dytë, vazhdoi dominimi i “Niklit”, mysafirët arritën të shënojnë edhe golin e tretë.
Ishte min (77′) kur Damir Kojasevic shënoi golin e tretë për Feronikelin.
Pas kësaj fitore, Feronikeli ngjitet në pozitën e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Arbëria mban pozitën e tetë me 25 pikë total.
Në anën tjetër, dueli ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit ka përfunduar në barazim.
Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të tund rrjetën e kundërshtarit në 90 minutat e takimit.
Rezultatet përfundimtare, Arbëria 0-3 Feronikeli dhe Drenica 0-0 Gjilani.