[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të elitës së futbollit tonë.
Drenica e ka mposhtur në udhëtim Dukagjinin e Klinës, me rezultat 1-2. Bintsouka Koxy (13′) dhe Altin Vojvoda (37′), shënuan nga një gol për fitoren e drenicasve, derisa golin e vetëm për klinasit e realizoi Oto John (49’).
[the_ad id="78756"]
Në duelin tjetër në Mitrovicë, Trepça ’89 dhe Ferizaj kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1. Fillimisht Drilon Sadiku i dha epërsinë mysafirëve (81′).
Kur u mendua se Ferizaj do të largohej me tri pikë, kështu nuk mendoi Gashi, i cili realizoi gol duke ia siguruar një pikë ‘minatorëve’.