Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Drenica prezanton 10 transferimet, do të udhëhiqet nga ky trajner

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Klubi i futbollit, Drenica, të shtunën ka publikuar listën e lojtarëve të regjistruar për edicionin e ri të Superligës së Kosovës, me në krye trajnerin Bekim Shotani. Klubi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me 10 lojtarë të rinj si dhe ka vazhduar bashkëpunimin me disa lojtarë të tjerë.

    Shotani, që kishte udhëhequr Drenicën edhe më 2017, në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Trepçës ’89, Ballkanit, Llapit e Istogut.

    [the_ad id="78756"]

    Ndihmëstrajner do të vazhdojë të jetë Sami Geci. Ndërsa ndihmëstrajner tjetër do të jetë Liridon Kukaj.

    Bekim Xani do të jetë trajner i portierëve.

    10 është numri i lojtarëve të transferuar nga Drenica këtë verë.

    Njoftimi i klubit:

    1.Florent Avdyli, mesfushor, i cili ka luajtur për skuadrat e njohura kosovare, dhe se fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit, nga ku behët pjesë e KF Drenica.

    2. Ardian Hoti, qendërmbrojtës, ishte pjesë e Llapit dhe disa skuadrave kosovare, kurse se fundmi u paraqit për FC Malisheva, ekip nga i cili u transferua në klubin tonë.

    3. Altin Vojvoda, sulmues me pozicion, një lojtar i zhvilluar në akademinë e futbollit në KF Drenica, derisa në vitet e fundit u paraqit me mjaftë sukses në skuadrat vendore të KF Arbëria dhe KF Vjosa, por tashmë do të angazhohet për ekipin kuq e zi të Drenicës.

    4. Zenel Gavazaj, sulmues, është futbollist i cili transferohet nga FK Kukësi, por me parë ka zhvilluar karrierë edhe në Kosovë.

    5. Archange Bintsouka Koxy, sulmues, i cili do t’i bashkohet skuadrës nga ekipi i FK Partizanit nga Tirana, falë bashkëpunimit të mirë mes dy klubeve.

    6. Benjamin Agyare, qendërmbrojtës, do të veshë fanellën kuq e zi, lojtar që me herët u paraqit për FK Apolonia (Fier) në Shqipëri dhe ishte kapiten i skuadrës, ndërkohë që te ekipi jonë transferohet nga skuadra e FC Drita (Gjilan).

    7. Veton Kabashi, qendërmbrojtës, një lojtar që për shumë vitë u paraqit në elitën e futbollit kosovar, kryesisht me skuadrën e Flamurtarit, kurse se fundmi ishte pjesë e Istogut, por që tashmë është veshur ‘kuq e zi’.

    8. Faton Neziri, mesfushor , talent nga akademia e klubit tonë, i cili viteve të fundit luajti të FC Istogu, dhe pati paraqitje mjaftë të mira. Ai u bë pjesë e KF Drenica, në rrugëtimin e këtij edicioni.

    9. Altin Gjokaj, portier, produkt i akademisë së KF Drenica, i cili se fundmi ishte pjesë e Besës nga Peja, por që tashmë është rikthyer në ekipin e tij amë, për t’u paraqitur në portën e ekipit tonë. Gjokaj është reprezentues i rregullt në Përfaqësuesën e Kosovës dhe cilësohet si shpresa e portës së Përfaqësueses së Kosovës.

    10. Arjan Abazi, mesfushor, produkt po ashtu i akademisë tonë, i cili së fundmi është paraqitur në KF Arberia kurse me parë ka luajtur edhe për KF Vjosën, do të jetë tashmë lojtar i Drenicës.

    Kontratat me klubin i kanë rinovuar lojtarët: Shkelzen Lushtaku, Azem Bejta, Arbios Thaci, Armend Abazi, Besfort Dervishaj, Osman Mëziu, Hysen Tahiri, Arlis Shala, Ermal Veliqi e Berat Ahmeti,

    Në ekipin kryesor janë përfshirë edhe lojtarë nga akademia.

    “Në fund të javës së ardhshme mund të ketë edhe prurje të reja në skuadër për të cilat do të njoftoheni më kohë dhe në formë zyrtare”, përfundon njoftimi i Drenicës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.